Në orët e paradites së sotme hetuesit policorë në kuadër të Stacionit Policor “Jugu” në Mitrovicë, kanë identifikuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale ‘sulm’, transmeton arbresh.info.
Arrestimi i dy të dyshuarve A. D.,20 vjeçar dhe A. G.,17 vjeçar, të dy shtetas të Republikës së Kosovës, është realizuar pas një pune hetimore dhe dyshime të arsyeshme se dy të dyshuarit me datën 24 shtator 2021, rreth orës 19:00, në rrugën “Zahiti Pajaziti” në Mitrovicë, kanë sulmuar viktimën i moshës 21 vjeçar.
Lidhur me rastin dhe veprimet e ndërmarra është njoftuar prokuroi i rastit i cili ka urdhëruar që rasti të iniciohet për veprën penale “sulm”.
Ndërsa pas procedurave të intervistimit, me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt./arbresh.info/
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...