Google ADS

Mitrovicë, Agron dhe Afrim Zeneli do të ndihmojnë rreth 500 familje në nevojë

12:33 | 15 Prill 2020
Arbresh.info

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka pritur në një takim biznesmenin nga Mitrovica, pronarin e Kompanisë Man truck& bus Kosova, Afrim Zeneli, ku ka shprehur vullnetin që t’i ndihmojnë 500 familje në nevojë me pako ushqimore dhe higjienike në Mitrovicë.

Pronari i kompanisë Man truck&bus Kosova, Afrim Zeneli, ka treguar se vëllai i tij Agroni dhe familja e tij kanë shprehur gatishmërinë për ti ndihmuar familjet që kanë nevojë në Mitrovicë, duke iu siguruar gjërat elementare ushqimore dhe higjienike deri në përfundimin e kësaj pandemie.

Me këtë rast kryetari Bahtiri ka falënderuar biznesmenët në fjalë dhe familjen Zeneli për këtë ndihmë të ofruar, dhe ka vlerësuar se përkrahja që po i bëhet qytetarëve në nevojë të Mitrovicës është shumë e mirëseardhur për të tejkaluar situatën e krijuar nga pandemia globale e virusit COVID-19./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme