Policia e Kosovës ka njoftuar për një shembull të mirë të një qytetari në Mitrovicë, i cili ka gjetur një kuletë me dokumentacion dhe një shumë të parave, të cilat të mërkurën i kishte dorëzuar në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë.
Në njoftimin e Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës thuhet se është identifikuar dhe është kontaktuar pronari, ku kuleta se bashku me dokumentacionin dhe paratë e humbura i janë kthyer pronarit i cili ka qenë falënderues ndaj policisë dhe vetë qytetarit
“Me datë 20.07.2022, qytetari D.S., derisa ishte duke shëtitur tek Liqeni akumulues në Mitrovicë ka gjetur një kuletë me dokumentacion dhe një shumë të parave, të cilat i kishte dorëzuar në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë me datë 20.07.2022. Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, falënderon qytetarin për besimin ndaj policisë dhe veprimin e ndërgjegjshëm i cili veprim paraqet shembull për raste të tilla”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Osmani udhëtoi për vizitë pune në Kolumbi
Kumbaro ndan pamje nga pazari i Gjirokastrës nën atmosferën ...
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...