Mitrovica Veriore shmang procedurat e Prokurimit

09:34 | 23 Gusht 2017
Arbresh.info

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka gjetur se Mitrovica Veriore ka shmangur procedurat e hapura të Prokurimit.

ZKA-ja ka gjetur se nga shqyrtimi i nëntë kontratave për mirëmbajtjen e kanalizimeve dhe ndërrimit të gypit të kanalizimit në vlerë 25.240 euro është identifikuar se Prokurimi është zhvilluar sipas procedurave me vlera minimale apo me kuotim çmimesh, pa procedurë të hapur për punë të ngjashme. Sipas Auditorit, në këto rrethana Komuna ka mundur të ketë kontratë-kornizë për mirëmbajtjen e infrastrukturës.

Zyra e Prokurimit e komunës veriore të Mitrovicës ka shmangur procedurat e hapura të prokurimit, duke ndarë kështu tenderët në pjesë më të vogla.

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka gjetur se nga shqyrtimi i nëntë kontratave për mirëmbajtjen e kanalizimeve dhe ndërrimit të gypave të kanalizimit, në vlerë 25.240 euro, është identifikuar se Prokurimi është zhvilluar sipas procedurave me vlera minimale apo me kuotim çmimesh, pa procedurë të hapur për punë të ngjashme.

Sipas Auditorit, në këto rrethana Komuna ka mundur të ketë kontratë-kornizë për mirëmbajtjen e infrastrukturës.

Më tutje në raportin e ZKA-së thuhet se nga shqyrtimi i kontratave të Prokurimit kemi identifikuar aplikim të shpeshtë të procedurave të kuotimit të çmimeve dhe blerjeve minimale nën 1000 € për kontrata të ngjashme, shkruan “Zëri”.

Në veçanti kontrollet menaxheriale nuk kanë funksionuar në mënyrë efektive për ta siguruar përdorimin e procedurave të duhura të prokurimit për rastet në vijim: Blerja e kompjuterëve dhe pajisjeve për kompjuterë në vlerë të përgjithshme prej 55.684 eurosh ishte ndarë në dy (2) kontrata të mesme. Për pajisje mjekësore Komuna kishte kryer gjashtë (6) blerje me vlera minimale në vlerë të përgjithshme prej 5.960 eurosh. Të gjitha këto blerje ishin kryer në dhjetor dhe kuotime çmimesh dhe pesë (5) blerje me vlera minimale nën 1000 euro”, thuhet në raport.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme