Mitrovica, së shpejti me platformë elektronike për përmirësimin e shërbimeve publike

15:37 | 22 Shkurt 2017
Arbresh.info

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri dhe Driton Selmanaj, përfaqësues i Demokraci Plus (D+), kanë nënshkruar një memorandum me qëllim të artikulimit të qytetarëve për përmirësimin e shërbimeve publike nën përgjegjësinë komunale, përmes platformës elektronike.

Me këtë memorandum, komuna e Mitrovicës dhe Demokraci Plus, shprehin vullnetin për të bashkëpunuar në realizimin e projektit për funksionalizimin e platformës elektronike për të mundësuar angazhimin e qytetarëve të Mitrovicës në përmirësimin e shërbimeve publike në lagjet dhe fshatrat e tyre.

Përgjegjësia kryesore e D+ është që të ndërtoj, promovoj dhe mirëmbaj në mënyrë të paanshme politike platformën që duhet të shërbej si medium për qytetarët e Mitrovicës që të raportojnë problemet me shërbimet publike në lagjet apo fshatrat e tyre.

Ndërsa, përgjegjësia kryesore e komunë, është që të angazhohet për trajtim të kërkesave dhe raportet e qytetarëve në lidhje me shërbimet publike komunale të shtruar përmes platformës, si dhe të bëj përpjekje që të zgjidh në kohë sa më të shkurtër kërkesat dhe ankesat e qytetarëve.

Përfaqësuesi i D+, Driton Selmanaj, tha se kjo platformë do të filloj së funksionuari në fillim të marsit vetëm në komunën e Mitrovicës dhe të Graqanicës, ndërsa që më vonë në të gjitha komunat e Kosovës.

Ai shtoi, se përmes platformës qytetarët fillimisht do të kenë mundësinë që të raportojnë mga vendi i ngjarjes përmes telefonave mobil në e-mail të komunës për problemet në rrugë, ndriçim publik, mbeturina dhe parkim të gabuar të automjeteve .

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, duke e mirëpritur projektin, tha se komuna në tersi dhe me kënaqësi do t’i përmbush obligimet e veta, sepse është shumë e përkushtuar që të dëgjohet zëri i qytetarëve për problemet që ata i preokupojnë.

Ai tha se do të ishte mirë që në platformë të shtohet mundësia që qytetarëve të raportojnë edhe pë problemet në shëndetësi dhe arsim, gjë të cilën e mbështeti edhe përfaqësuesi i D+, Selmanaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme