Mitrovica kujton masakrën e tmerrshme të tregut

07:46 | 13 Mars 2020
Arbresh.info

Sot në Mitrovicë përkujtohen viktimat e masakrës që ndodhi 21 vite më parë në tregun kryesor, në qendër të qytetit.

Atë ditë forcat serbe hodhën disa granata, ndërsa tregu ishte përplot me njerëz, pasi që atë ditë ishte ditë tregu në qytetin buzë Ibrit.

Si pasojë e hedhjes së granatës nga kriminelët serbë, në treg mbetën të vdekur gjashtë persona, në mesin e të cilëve kishte fëmijë dhe gra, ndërsa lëndime morën 128 shqiptarë.

13 marsi i vitit 1999 ishte një ditë e tmerrshme, pasi tregu u mbulua i tëri me gjak.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme