Komuna e Mitrovicës së Veriut e ka hedhur poshtë kërkesën e qytetarëve për iniciativën e largimit të kryetarit, Erden Atiq nëpërmjet peticionit. Kjo kërkesë thuhet se është refuzuar pasi nuk ishte në përputhje me Udhëzimin Administrativ të Ministrisë së Pushtetit Lokal për largimin e kryetarit të Komunës nëpërmjet peticionit.
“Kjo kërkesë nuk pranohet nga kryesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës Veriore, për shkak se kërkesa nuk është në përputhje me Udhëzimin Administrativ MAPL nr.02/2023 për largimin e Kryetarit të Komunës nga funksioni”, thuhet në letrën që e ka dërguar Nexhat Ugljanin, kryesues i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut.
Ugljanin ka thënë se kërkesa nuk është e bazuar në udhëzimin administrativ të MAPL-së, dhe për këtë e ka njoftuar edhe këshillin nismëtar të qytetarëve.
Kujtojmë se muaj më parë, Ministria Administrimit të Pushtetit Lokal ka nxjerr një udhëzim administrativ që u mundëson qytetarëve që nëpërmjet një peticioni t’i largojnë kryetarët e komunave nga detyra./rtk
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...