Google ADS

Mitrovica bëhet me Qendër të Inovacionit dhe Ndërmarësisë

07:53 | 4 Mars 2019
Arbresh.info

Sot bëhet lansimi i programit financiar për inovacion dhe ndërmarrësi për financimin e bizneseve fillestare – “Start-up”.

Sipas njoftimit, ky program i mbështetjes së drejtpërdrejtë financiare për sektorin privat dhe të rinjtë ka për qëllim përkrahjen e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në funksion të fuqizimit ekonomik dhe krijimit të vendeve të reja të punës.

Gjithashtu, do të bëhet edhe nënshkrimi i marrëveshjes për hapjen e Qendrës së Inovacionit dhe Ndërmarësisë në Mitrovicë.

Përveç ministrit Besim Beqaj, pjesëmarrës në këtë ngjarje do të jenë edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe ministri i Financave, Bedri Hamza

Ngjarja mbahet në Universitetin e Mitrovicës, duke filluar nga ora 11:30.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme