Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ditë më parë, gjatë një takimi të partisë që udhëhiqet nga ai, ka thënë se Serbinë e pret një vjeshtë dhe një dimër i vështirë, si nga jashtë ashtu edhe nga brenda.
“Veçanërisht pasi shqiptarët formojnë Qeverinë. Do të kërkojnë që ne ta njohim Kosovën, por një kompromis në të cilin Serbia nuk merr asgjë nuk do të kalojë, ata do të duhet të më ndërrojnë mua”, citohet të ketë thënë presidenti serb.
Për këtë deklaratë, ka reaguar mitropoliti i Kishës ortodokse të Malit të Zi Amfilohije Radoviq.
Ai paralajmëroi sot se autoritetet e Beogradit “do të tradhtojnë Kosovën nëse u japin atyre diçka”, e cila, siç tha ai, vërteton deklaratën e fundit të presidentit Aleksandar Vuçiq se nuk ka njohje të Kosovës pa një zgjidhje kompromisi.
“Turp për të (Vuçiqin) dhe këdo tjetër që heq dorë nga qenia e tij, kujtesa, shenjtorët … Është një histori e turpshme”, tha Amfilohije, duke iu drejtuar besimtarëve jashtë Kishës së Apostujve të Shenjtë Petar dhe Pavle në Stari Ras afër Novi Pazarit.
Poashtu Amfilohije kritikoi ata që e shpallën betejën e Kosovës si mitologji, duke deklaruar se “besëlidhja ishte ngulitur në histori dhe vetë qenien e popullit serb”.
Parashikimi i motit për sot
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?