Google ADS

Misteri 24-vjeçar, ku dyshohet se janë zhdukur eshtrat e Remzi Hoxhës

23:05 | 22 Tetor 2019
Arbresh.info

Zhdukja e Remzi Hoxhës, ka një proces juridik dhe disa të pandehur, por drejtësi nuk pati kurrë. Kjo çështje është përdorur shpesh si një gur i fortë politik.

“I bëj thirrje e prokurorisë por edhe Edi Ramës, të tregojë të paktën vullnet se unë e them publikisht, mendoj se edhe Edi Rama nuk do ti shkojë deri në fund që edhe Sali Berisha mos ti shkojë punëve tjera deri në fund, rasti i babit tim përdoret si xhoker politik”, thotë Ardian Hoxha, djali i Remzi Hoxhës.

Familja e Remziut, është e gatshme ti falë ata që e zhdukën, por kushti është një dhe i vetëm.

“Të paktën eshtrat ti gjejmë të bëjmë një varr, nuk na ka interesuar a dënohen këta persona a nuk dënohen”, thotë Ardian Hoxha, djali i Remzi Hoxhës.

Ku mund të jetë zhdukur trupi i Remziut? Kërkime me mjete speciale janë bërë ndër vite te mali me Gropa, në zona malore në Skrapar, Vlorë e në veri të vendit, por pa rezultat.

“Ka versione që thotë jo i kanë zhduk eshtrat me kimikale, por ne besojmë që janë të varrosur, eshtrat janë në Vain”, thotë Ardian Hoxha, djali i Remzi Hoxhës.

“Informacionet më të besueshme kanë qenë që kufoma e tij të jetë zhdukur në kënetën e Kune Vainit, keni parasysh një zonë kënetore, nuk ka zonë të banuar afër”, thotë gazetari Hoxha.

Sot, është e qartë se Remzi Hoxha u zhduk nga Shërbimi Informativ Kombëtar por e mbushur me mister. Historitë ku janë të përfshirë agjenturat kanë treguar se letrat hapen atëherë kur njerëzit e politikës nuk mund të kenë më pasoja nga e vërteta. Me sa duket, në rastin e dosjes së Remzi Hoxhës duhet të presim ende disa vite./tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme