Themelimi i Komisionit shtetëror për dokumentimin e shkatërrimit të trashëgimisë kulturore të Kosovës gjatë luftës më 98/99, po shihet si i vonuar për faktin se mënyra e argumentimit edhe e prezantimit të atyre çka ka ndodhur, me kalimin e kohës zbehet, shkruan arbresh.info.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka për arbresh.info tha se ky proces është dashtë të realizohet nga qeveritë e kaluara dhe të mos jetë kaq i vonuar.
“Po tu them të drejtën ky është një proces i vonuar kështu që është dashtë me u realizu prej qeverive të kaluara megjithatë si edhe për shumë aspekte tjera të rëndësishme të intervenimit në nivel shtetëror i takon Qeverisë Kurti që me realizu diçka të tillë”, tha Uka.
Si dy procese dhe parimore të LVV-je- Uka tha se është padia ndaj Serbisë si dhe kthimi i aseteve kulturore.
“Ne e kemi potencua më parë dhe në vazhdimësi që për ne janë dy procese të rëndësishme si krijimi i padisë për Serbinë por gjithashtu edhe pjesa tjetër që mund të jetë edhe kthim i aseteve të trashëgimisë kulturore në vend por edhe padi për dëmtimin e aseteve të ndryshme kulturore artefakte që ka ba Serbia përherë prandaj jemi edhe në proces të mbledhjes së fakteve por gjithashtu që nuk mund të humbim as edhe një ditë kohë në këtë drejtim”, deklaroi Uka.
Të njëjtën gjë e ka thënë edhe historiani Muhamed Mala.
Mala për arbresh.info tha se kjo është dashtë të bëhej më herët pasi që pas kaq shumë viteve argumentimi i tyre do të jetë më i vështirë.
“Mbi bazën e trashëgimisë kulturore natyrisht që është dashtë me ba shumë më herët për arsye se koha po i zhduk gjurmët edhe në këtë kontekst si historian d.m.th mënyra e argumentimit edhe e prezantimit të atyre çka ka ndodhur me kalimin e kohës zbehet edhe në këtë kuptim mirë është një hap i qëlluar mirëpo do të thoja është i vonum edhe pse pikërisht që është i vonum do të jetë më vështirë me argumentua, megjithëse në botën moderne ekzistojnë dokumentacione të cilat janë rujt si fotografit, edhe pse nuk ka ndonjë formë tjetër të argumentimit atëherë së paku në kuptimin vizuel kanë lënë gjurmë por ajo çka do të ishte më e mirë d.m.th do të ishte themelimi i këtij komisioni më herët e tash natyrisht që mund të argumentohet mund të dëshmohet por pak më e vështirë dhe problematike për shkak të distancës kohore”, tha Mala.
Ai po ashtu përmendi edhe ndryshimet politike që padyshim që do të kenë ndikim në këtë proces mjaftë të rëndësishëm për trashëgimin kulturore.
“Natyrisht tash kur gjërat kanë ndryshuar në aspektin politik nuk është emocioni i atëhershëm i mbarimit të luftës e gjëra të tjera të cilët po ashtu janë pjesë e përgjithshme e këtij koncepti, ndoshta elementi psikologjik menjëherë pas luftës ka qenë krejt tjetër mandej edhe përkrahja nga jashtë e gjëra të tjera, thjesht koha i ndryshon gjërat”, deklaroi Mala.
Kujtojmë që në luftën e fundit në Kosovë janë shkatërruar objekte dhe humbur aste të rëndësishme të kulturës sonë shqiptare të ruajtur ndër shekuj, për këtë Qeveria ka votuar themelimin e Komisionit shtetëror për dokumentimin e shkatërrimit të trashëgimisë kulturore të Kosovës gjatë luftës më 98/99./S.D/arbresh.info/
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...