Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, Elvir Azizi dhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, kanë mirëpritur sot në QKUK ekipin e mjekëve kardiokirurgë dhe kardiologë të fëmijëve nga Turqia, në kuadër të misionit “Muntada Aid”.
Prezentë ishin edhe këshilltarja e kryeministrit të Kosovës, Elizabeth Gowing, Dr. Ramush Bejiqi, drejtoresha e Klinikës së Pediatrisë, Dr. Violeta Grajqevci, drejtoresha e Klinikës së Radiologjisë Shkëndije Nuza dhe Dr. Shpejtim Shurdhiqi, u.d. drejtor i Klinikës së Kardiokirurgjisë.
Ekipi i mjekëve nga Turqia do të realizojë intervenime kardiokirurgjike tek fëmijët me probleme në zemër dhe do bëjë ekzaminime kardiologjike.
“Drejtori i ShSKUK-së, Elvir Azizi, falënderoi organizatën “Muntada Aid” dhe ambasadorin Hargreaves për mbështetjen , duke shtuar se ky mision është një mundësi e mirë që fëmijët e Kosovës të përfitojnë intervenime në zemër, pa pasur nevojë të dalin jashtë vendit.
Ambasadroi i Britanisë së Madhe, Jonathan Hargreaves, u shpreh i lumutur që ky mision humanitar po realizohet dhe që po përfitojnë fëmijët e Kosovës”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.
Në emër të ekipit, foli Dr. Ibrahim Cansaran, i cili poashtu, shprehu kënaqësinë që kanë mundësinë të ndihmojnë fëmijët e Kosovës.
Sipas tij, kjo është një mundësi e mirë që të përfitojnë eksperiencë edhe stafi vendos i mjekëve dhe infermierëve.
Në përbërje të ekipi mjekësor ka mjek kardiologë, kardiokirurgë, anesteziologë, infermierë dhe teknik të anestezionit.
Misioni ka filluar ditën e sotme dhe do të zgjasë 10 ditë./Arbresh.info
Murati tregon se kur pritet t’i ekzekutojnë nga 100 euro për...
“Nuk dua që me dal prej një darke i lumtur, e nesër përsëri ...
Qeveria ndan nga 100 euro për pensionistë e fëmijë
Kush janë 16 banorët e parë të Big Brother VIP Albania 4
Drenusha-Sarës: Nuk ke ndjenja për Drilonin
“90% e prindërve kërkuan mbylljen e aksesit në TikTok”, Rama...