“Jetesa në lagjen e Romëve në Fushë Kosovë është e pamundur për shkak të mbeturinave”.
Kështu thotë Selim Misini, banor i kësaj lagjeje, shkruan arbresh.info.
Ai ka thënë se pa largimin e mbeturinave nuk mund të rregullojnë as shtëpinë.
“ Unë banoj në këtë shtëpi, por nuk është për banim e kam djalin në Itali dhe kam qenë atje dhe kur jam kthyer kemi planifikuar me e rregulluar shtëpinë por pa u largu mbeturinat nuk kemi arsye”, ka thënë ai.
Misini ka shtuar se mbeturinat janë shtuar kohët e fundit.
“Këtë dimër i kanë sjell mbeturina, ne i kemi hudh sepse ai prej Drencë dhe prej Peje nuk i ka sjellë por ne i kemi hedh sepse nuk jemi të disiplinuar”, ka thënë ai.
Teksa ka folur për problemet shëndetësore që ju paraqiten, Misini ka dhënë një mesazh .
“ Fëmijët dalin me lujt dhe kur kthehen në shpi nuk janë të njëjtit, dimrit e kemi përballu mirëpo kur u nxeh koha nuk mund të rrimë këtu. Mesazhi im është që secili ta qetësoj vehten dhe ta mbaj pastërtinë sikur në dhomë të tij”, ka thënë ai.
Ndërsa, Bajram Hasani ka shtuar se në këtë vend gjuajn mbeturina të gjithë.
“Gjithkush gjuan mbeturina në këtë vend, askujt nuk i intereson për ta pastruar”, ka thënë ai.
Hasani ka shtuar se ka tentuar të ndaloj gjuajtjen por pa sukses.
“Para disa ditësh kam dal dhe kam fol disa njerëz që po gjuanin mbeturina ndërsa mu drejtuan me ‘nuk ka çka të intereson ty”, ka thënë ai.
E sipas tij ky është aksioni i parë për pastrim
“Askush nuk interesohet për ta hequr, para disa ditësh edhe është djeg e kam ndal ndërsa ky është aksioni i patë për pastrim”, ka përfunduar Hasani.
/Arbresh.info/
Lexo edhe: Fushë Kosova e “mbuluar” me mbeturina
Brazil/ Shembet ura, lumi kontaminohet me pesticide dhe acid...
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024