Në fshatin Llabjan të Novobërdës çdo të diel organizohet tregu i shitblerjes së gjedheve, por edhe therjeve të tyre.
Arbresh.info ka qenë në treg dhe ka parë nga afër aktivitetet që zhvillohen gjatë kësaj dite.
Banorët kanë thënë që ky treg tashmë ka dhjetë vjet që funksionon, dhe është ndërtuar nga KFOR-i.
Ata janë shprehur për cilësinë e mishit të këtij tregu, për të cilin thonë se është i sigurt dhe i shëndetshëm. Gjithashtu ata kanë bërë apel që mos të konsumohet mishi i sjellë nga Brazili pasi që ai nuk është i sigurt.
Të pyetur se sa dëmtohet ambienti, natyra nga mbetjet dhe gjaku gjatë therjeve, ata janë shprehur se të gjitha mbeturinat i hedhin në kontejner, por edhe që ekziston kanali i cili shërben për të mbledhë çdo gjë që del nga aty.
Kasapi i cili ka dashur të mbes anonim ka thënë për Arbresh.info se thertorja ka rrjetin e kanalizimit./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...