Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), ka mirëpritur marrëveshjen për normalizim ekonomik, që u arrit në Shtëpinë e Bardhë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Kjo marrëveshje do të krijojë mundësi për fuqizimin e sektorit privat dhe hapjen e potencialit të dyja vendeve për rritje të përshpejtuar ekonomike, tha OEAK përmes një njoftimi për media.
“Normalizimi i marrëdhënieve ekonomike në mes të Kosovës dhe Serbisë i hap rrugë vendit për zhvillim të mëtutjeshëm, duke ofruar mundësi të reja për rritjen e shkëmbimit të mallrave, tërheqjen e investimeve të huaja direkte, si dhe integrimin e plotë ekonomik në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, tha OEAK.
Sipas Odës Ekonomike Amerikane, adresimi i çështjeve ekonomike, do të ndihmojë Kosovën dhe Serbinë në rritjen ekonomike dhe hapjen e vendeve të reja të punës, “ndërsa investimet në infrastrukturën hekurudhore dhe rrugore si dhe operacionalizimi i vendkalimit të integruar kufitar do të lehtësojnë lëvizjen e njerëzve dhe mallrave”.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i cili nënshkroi këtë marrëveshje në emër të Kosovës, tha se kjo marrëveshje është një hap i madh përpara që do të çojë në njohjes reciproke mes dy vendeve.
Ndërkaq, presidenti Donald Trump – në praninë e së cilit kryeministri Hoti dhe presidenti serb, Alekasandar Vuçiq e nënshkruan këtë marrëveshje – tha se me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje është bërë përparim i madh në bashkëpunimin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë./rel
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...