Ka më shumë se një vit që është përfunduar shtatorja e veprimtarit të njohur, Anton Çetta, por që fatkeqësisht ka mbetur pa lokacion.
Por, ditë më parë, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se do të propozojnë në Kuvendin Komunal që kjo shtatore të vendoset në parkun në mes të Fakultetit Filologjik dhe Katedrales.
Megjithatë, ky vendim u konsiderua i vonuar.
Ani pse është përfunduar në tetor të 2018-tës, shtatorja e profesorit dhe veprimtarit të njohur, Anton Çetës vazhdon të qëndrojë e mbyllur në atelienë e autorit të saj, Agon Qosa, si pasojë e mungesës së lokacionit
E ditë më parë, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se do të propozojnë në Kuvendin Komunal që kjo shtatore të vendoset në parkun në mes të Fakultetit Filologjik dhe Katedrales.
Këtij lajmi iu gëzua Riza Krasniqi nga Këshilli Organizativ për vendosjen e shtatores së Anton Çettës, megjithatë e quajti të vonuar.
“Edhe sot mendojmë se lokacioni para Institutit Albanologjik do të ishte më i përshtatshëm, por edhe këtë lokacion e pranojmë që e ka caktuar Komuna e Prishtinës dhe i falënderojmë. Profesor Anton Çetta është ndër figurat më madhore të kombit tonë dhe mendojmë që caktimi i lokacionit do të ishte vonuar edhe sikur të caktohej dje e pardje e lëre më sivjet që është 100 vjetori i lindjes. Po e presim këtë vit pa shtatore dhe pa kompleks të veprave të tij”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Riza Krasniqi.
E shënimin e 100 vjetorit të lindjes së Anton Çettës pa vendosjen e shtatores së tij, Krasniqi e quan të turpshme.
“Mendoj se është shumë e turpshme pasi është ndër lëvizjet më të ndershme në historinë tonë kombëtare. Lëvizja e Çettës ka dhënë rezultate të jashtëzakonshme”, deklaroi ndër të tjera Riza Krasniqi.
Rikujtojmë se oborri i Institutit Albanologjik të Kosovës ishte parë i përshtatshëm si lokacion nga Këshilli Organizativ për vendosjen e kësaj shtatoreje, kërkesë kjo që është refuzuar.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...