Analisti politik Ilir Mirena, së fundmi ka reaguar rreth incidentit të ndodhur më 1 gusht në aeroportin e Shkupit, ku presidentes Vjosa Osmani i është tentuar t’i merret telefoni personal nga një pjesëtar i sigurimit të Aeroportit të Shkupit (TAV).
Në një postim në Facebook, Mirena shkroi se refuzimi për të kryer kontrollet standarde të sigurisë me të njëjtët pasagjerë, ka ndodhur dhe në vitin 2022 dhe 2023.
“Refuzimi për të kryer kontrollet standarde të sigurisë me të njëjtët pasagjerë, sipas të dhënave, ka ndodhur edhe në vitin 2022 dhe 2023 kur kontrollet e sigurisë pranohen vetëm pasi piloti i avionit ka refuzuar të pranojë pasagjerë në avion pa u kryer një kontroll sigurie”, shkruan ai.
Sipas raportit të AAC-së, Mirena shkruan se presidentja Osmani nuk e ka për herë të parë.
Sipas tij, më herët ka qenë dikush tjetër në pushtet në Maqedoni, e këto skandale nuk i ka bërë publike.
“Sipas raportit te AAC-së, Vjosa Osmani se paska pas sefte.
Por, me herët u kane dikush tjetër ne pushtet ne Maqedoni e u paska ardh keq me ia nxjerr keto skandale ne publik. Tash ne Shkup n’pushtet jane dostat e Albinit, VMRO-Vlen, e s’ta falin dakikun” – ka shkruar ai./Arbresh.info/
Neymar ka gjetur tashmë klubin e ri, do të largohet si lojta...
Akuzat për pagesat e fshehta, gjykata dënon Donald Trump
Aksident në Greqi, vdesin dy të mitur, i lënduar një 17-vjeç...
I plagosuri në Prishtinë u shpëtua në minutën e fundit, mjek...
Gratë që flasin shumë jetojnë më gjatë
Pesë filmat më të shitur që dominuan në vitin 2024 duke fitu...