Sot është Dita e Evropës, ditë e cila tradicionalisht festohet më 9 maj të çdo viti.
Në njohje tëpaqes, prosperitetit, dhe unitetit të arritur brenda Evropës, kjo ditë festohet që nga viti 1950.
Kjo ditë, për Kosovën është ditë më ndryshe se vitet e kaluara, pasi është hera e parë e cila po pritet nga shtetasit kosovarë pas liberalizimit të vizave që u realizua nga janari i këtij viti.
Mirëpo, jo të gjithë janë dakord që Dita e Evropës të festohet, pasi sipas një qytetari, ai tha se nëse nuk jemi ende pjesë e Evropës, nuk kemi pse ta festojmë.
“Nuk e di pse me e festu, na në Evropë nuk jemi, kur të hyjmë në Evropë, duhet me e festu, ne këtu festo festat e huaja nuk ka, nuk ja vlen, kur të hyjmë në Evropë, atëherë po”.
Një qytetar tjetër tha se përderisa është në kalendarin e festave zyrtare, ne e respektojmë shtetin tonë që e ka caktuar festë zyrtare.
“Pse mos me e festu nëse është në kalendarin e festave zyrtare, e ka caktu qeveria jonë, shteti jonë, edhe na domethënë, nëse jemi që e respektojmë shtetin tonë na duhet ti respektojmë ligjet tona që i kemi në fuqi, edhe pse Evropa si Evropë, nuk e ka të caktuar këtë si festë, mirëpo na tregojmë se jemi konstruktivë, jemi europianë, dhe jemi njerëz paqësor”, tha njëri nga qytetarët.
Një qytetar tjetër tha se duhet ta festojmë këtë ditë, pasi populli jonë ka qenë në okupim, dhe duhet të festojmë liberalizimin e vizave.
“Normal që duhet edhe ne me e festu liberalizimin e vizave, pasi deri tash ka qenë populli gati si në okupim, populli jonë, mirëpo tash është bo liberalizimi i vizave janë të lirë njerëzit ku të dojnë”, tha ai.
Mirëpo, një qytetar tjetër, tha se ai është në rregull me faktin se Kosova e feston, mirëpo nuk e sheh të arsyeshme që shtetasit kosovarë të mos punojnë, pasi sipas tij, vetë njerëzit që jetojnë në Evropë punojnë, ani pse e festojnë.
“Dita e Evropës, mirë është që Kosova e feston, mirëpo duhet të punojë, nuk e kemi lluksin na, sa festat janë gjatë vitit, kjo është diçka e tepërt, ne duhet të punojmë, Evropa punojnë në këtë ditë, ata e festojnë, mirëpo punojnë, sipas meje duhet të punohet, shumë do ditë të tjera duhet me marr një vendim, një dekret se cilat festa duhet me pushu, Kosova nuk e ka lluksin, duhet me u kthy nga prodhimi, me punu” përfundoi ai.
Ndryshe, Dita e Evropës është festë zyrtare në Republikën e Kosovës, përkundër faktit se Kosova nuk është anëtare e Bashkimit Evropian.
Dita e Evropës, ajo që na kujton deklaratën e 9 majit 1950 të ministrit të atëhershëm francez të Punëve të Jashtme, Robert Schuman, që konsiderohet si teksti themeltar i BE-së, do të vazhdojë të frymëzojë qytetarët e Kosovës vetëm në teori. Përjetimi i Evropës në praktikë është i pamundur dhe për këtë është vetëm një përgjegjës – politika kosovare./Arbresh.info/
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...