Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës ku ka miratuar propozim vendimin përfundimtar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i projekteve të linjave ajrore, kabllore 110 kV, 220kV dhe kyqjen e nënstacioneve, sipas tabelave të bashkangjitura, përcjell arbresh.info.
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj ka thënë se nuk kanë marr ankesë nga pronarët e pronave.
“Departamenti i shpronësimit ka mbajtur dëgjimet publikë me pronarët e pronave të shpronësuara. Vendimi ka hyrë në fuqi dhe nuk kemi marrë asnjë ankesë nga gjykatat që është ushtruar nga pronarët. Këto prona gjenden në komunat Rahovec, Suharekë, Drenas, Mitrovicë, Prishtinë, Fushë Kosovë”, ka thënë ajo./arbresh.info
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...
Osmani takon mërgimtarët në Kanada: Kudo, një copëz Kosove &...
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh