Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka bërë të ditur se në mbledhjen e 174-t të Qeverisë kanë miratuar vendimin e Projektligjit për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme.
Me anë të një postimi në Facebook, Aliu tha se ky projektligj ka për qëllim adresimin e të gjitha çështjeve që kanë të bëjnë me krijimin e një sistemi të qëndrueshëm për procedurat e shpronësimit të pronës së paluajtshme në Republikën e Kosovës, shkruan Arbresh.info.
“Projektligji për Fushën e Shpronësimit të Pronës së Paluajtshme përmban 14 kapituj dhe ka gjithsej 52 nene, dhe ka për qëllim adresimin e të gjitha çështjeve që kanë të bëjnë me krijimin e një sistemi të qëndrueshëm për procedurat e shpronësimit të pronës së paluajtshme në Republikën e Kosovës.”, shkroi ai.
“Projektligji ka për qëllim përcaktimin e rregullave dhe kushteve sipas të cilave Qeveria ose një Komunë bënë shpronësimin e të drejtave pronësore në pronën e paluajtshme për realizimin e interesit publik, rregullat dhe kushtet sipas të cilave Qeveria bënë kufizimin dhe shfrytëzimin e përkohshëm të pronës së paluajtshme si dhe rregullat dhe procedurat të cilat do të përdoren për përcaktimin e vlerësimit dhe kompensimit të shpronësimit ose kufizimit të pronësisë.”, shtoi ai.
Sipas tij, projekligji nuk përmban elemente diskriminuese.
“Projektligji nuk përmban elemente diskriminuese si dhe për zbatimin e tij nuk nevojiten mjete të konsiderueshme buxhetore. Hartimi i këtij projektligji me propozimet për zbatim më të lehtë të tij, rezulton në plotësimin e prioriteteve të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për rritjen e sigurisë të së drejtave pronësore në Kosovë të parapara edhe me Strategjinë Kombëtare për të Drejtat Pronësore.”, përfundoi Ali./Arbresh.info/
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës