Nën udhëheqjen e kryetarit të Gjykatës Supreme, Enver Peci, është mbajtur seanca e përgjithshme e të gjithë gjyqtarëve, në të cilën u diskutua dhe u miratua udhëzimi numër AGJ.nr.275/19 të datës 25 shtator 2019.
Seanca është mbajtur sipas kërkesës për mendim juridik të Departamentit Special të Gjykatës së Apelit lidhur me kompetencën lëndore të Departamentit të Krimeve të Rënda dhe Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë në rastet kur Departamenti Special i Gjykatës së Apelit anulon aktgjykimin dhe vendos që lënda të kthehet në rigjykim dhe vendim.
“Pas diskutimeve në seancën e përgjithshme me shumicën e votave të gjyqtarëve prezent u vendos që, bazuar në dispozitën e nenit 42 paragrafi 4 të Ligjit për Gjykatat, në rast se Departamenti Special i Gjykatës së Apelit anulon lëndën e Departamentit të krimeve të Rënda e cila ka qenë në kompetencë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, dhe e kthen në rigjykim dhe vendosje, varësisht prej rastit konkret në situatë kur anulohet lënda për shkak të shkeljeve esenciale të dispozitave të procedurës penale në të cilën është konstatuar shkelja në shqyrtimin fillestar dhe për eliminimin e shkeljes duhet të mbahet shqyrtimi fillestar, kompetent për vendosje është Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë, në të gjitha rastet tjera në të cilat konstatohet se për lëndën e caktuar nuk ka nevojë të mbahet shqyrtimi fillestar, kompetent për vendosje është Departamenti i Krimeve të rënda i Gjykatës përkatëse Themelore”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Supreme./arbresh.info
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?