Google ADS

Miratohet trajtimi i pacientëve me Covid-19 nga plazma e gjakut të atyre që u shëruan nga ky virus

17:35 | 18 Janar 2021
L G

Nga tash e tutje edhe pacientët kosovarë të infektuar me Covid-19, mund të shërohen me përdorimin e plazmës së personave që kanë kaluar këtë virus.

Kjo, pasi sot, Qeveri në detyrë e Republikës së Kosovës ka miratuar Udhëzuesin për përdorimin e Plazmës Konvalescente tek pacientët me Covid-19 si terapi mbështetëse, shkruan arbresh.info.

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka bërë të ditur se përdorimi i Plazmës Konvalescente tek pacientët me Covid-19 si terapi mbështetëse, e cila ka krijuar antitrupa të mjaftueshëm për trajtimin e pacientëve.

“Grupi punues në konsultim me praktikat më të mira botërore ka përpiluar udhëzuesin për profesionistët shëndetësorë, për përdorimin e plazmës së personave që kanë kaluar sëmundjen e Covid -19, e cila ka krijuar antitrupa të mjaftueshëm për trajtimin e pacientëve”, ka shkruar Hoti në Facebook.

“Qendra për Transfuzion do të grumbulloj gjakun e personave që kanë kaluar Covid -19 dhe që kanë krijuar anti trupa të mjaftueshëm. Ndërsa, Klinika infektive së bashku me institucionet e kujdesit shëndetësor në të cilat janë të hospitalizuar pacientët me Covid- 19, sipas indikacioneve do të bëjnë zbatimin e trajtimit me Plazmës Konvalescente”, ka shkruar Hoti./arbresh.info/

Të ngjashme