Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka themeluar strukturën për Hartimin e Strategjisë Kundër Korrupsionit.
Para se të miratohej ky propozim-vendim, kryeministri Kurti tregoi se këtë strukturë do ta drejtojë ministri i Financave, Hekuran Murati, dhe anëtarët tjerë janë ministrat: Albulena Haxhiu, Xhelal Svecla dhe Artane Rizvanolli, , raporton arbresh.info
Ndër të tjera, Kurti theksoi se ky ligj është në kuadër të reformave në sistemin e drejtësisë dhe administratë publike.
“Sot në këtë mbledhje po e themelojmë strukturën e strategjisë kundër korrupsionit. Kjo po bëhet në vazhdën e reformave në drejtësi dhe administratë publike, me përpjekjet tona që nga fillimi për sundim të ligjit dhe zbatim të tij”, ka thënë Kurti.
Ai ka kritikuar dërgimin në Kushtetuese të PDK-së, të Projektligjit për Byronë Shtetërore të Verifikimit dhe Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme, për të cilët ka thënë se po i pengojnë reformat dhe po përpiqen të zvogëlojnë demokracinë dhe rezultatet e zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021.
“Veprimet e opozitës duke dërguar çdo ligj të rëndësishëm i cili është ne kuadër të reformave në drejtësi dhe administratë publike, në Gjykatën Kushtetuese, kanë aspak të mira. Shumë ligje po kontestohen. Madje ligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës ka më shumë se 6 muaj që është në trajtim. Në historinë 15-vjecare të shtetit tonë nuk mbahet mend ndonjëherë që kaq shumë ligje të kontestohen brenda një kohe kaq të shkurtër. Kjo është pengim i reformave dhe përpjekje për ta ndalur demokracinë dhe vullnetin e qytetarëve i shprehur më 14 shkurt 2021”, ka thënë Kurti. /arbresh.info/
Këto janë të gjitha vendimet që i mori sot Qeveria e Kosovës
Kryetari i Zveçanit, reagon pas sulmit me granata dore në ob...
Arrestohet një i dyshuar për mashtrim me kredi në Prishtinë
Vlorë, arrestohet 22-vjeçari, i dënuar për shitje të lëndëve...
Prokuroria e Prizrenit ngrit aktakuzë ndaj dy personave për ...
Kosova për herë të parë bëhet me Strategji të Sportit, kusht...