Google ADS

Miratohet rezoluta për heqjen e kontrollit kufitar për diasporën

07:30 | 7 Korrik 2018
A. B.

Kuvendi i Kosovës dje ka miratuar rezolutën e propozuar nga Partia Socialdemokrate, e iniciuar nga deputeti Faton Topalli, për heqjen e kontrolleve kufitare për bashkatdhetarët.

Kjo rezolutë parasheh heqjen e procedurave të rregullta për periudhën 15 korrik 2018 – 15 shtator 2018.

Zbatimi i kësaj rezolute pritet ta lehtësojë qarkullimin e bashkatdhetarëve dhe do t’i japë fund pështjellimeve procedurale nëpër pikat kufitare, kolonave të gjata e pritjeve të mëdha.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme