Google ADS

Miratohet Raporti për Shërbimin Civil për vitin 2017

09:13 | 20 Korrik 2018
Arbresh.info

Në mbledhjen e fundit Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar Raportin për gjendjen ne Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës për vitin 2017, përgatitur nga Ministria e Administratës Publike.

Pas miratimit në Qeveri, Raporti është përcjell në Kuvendin e Kosovës për shqyrtim dhe aprovim.

Ministri i Administratës Publike z. Mahir Yagcilar njoftoj kabinetin qeveritar se numri i përgjithshëm i shërbyesve civil deri në fund të vitit 2017 është 18, 249. Gjatë vitit 2017 janë punësuar gjithsej 723 nëpunës civil.

Në mesin arritjeve kryesore gjatë vitit 2017 Ministri i Administratës Publike Mahir Yagcilar, veçoj: standardizimin e proceseve të punës në menaxhimin e burimeve njerëzore siç është: katalogu i pozitave, përshkrimet e detyrave te punës, krijimi dhe administrimi i proceseve te punës përmes Sistemit të Informacionit të Menaxhimit të Burimeve Njerëzore (SIMBNJ), etj.

Më tutje Ministri Yagcilar deklaroj se aktualisht 40% e shërbimit civil e përbëjnë femrat dhe se MAP në kuadër të Planit të Veprimit për zbatimin e Strategjisë për Modernizimin e Administratës Publike synon të rris këtë vlerë, sidomos në pozitat e larta drejtuese. Sa i përket strukturës etnike, komunitetet jo-shumicë përbëjnë 11.5% të shërbimit civil.

Sa i përket sfidave, Ministri Yagcilar veçoj sistemin e pagave dhe shtesave, menaxhimi i burimeve njerëzore dhe si dhe llogaridhënia në Administratën Publike.

Gjatë vitit 2018 pritet që Qeveria e Kosovës të miratoj pakon e ligjeve të reformës së administratës publike, që përbëhet nga Ligji për Administratën Shtetërore, Ligji për Zyrtarët Publik, si dhe Ligji për Pagat. Këto tri Ligje adresojnë sfidat aktuale dhe do të fuqizojnë kornizën legjislativë për funksionimin e mirëfilltë dhe profesional të administratës shtetërore të Republikës së Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme