Google ADS

Miratohet raporti i zbatimit të Strategjisë së e-Qeverisjes 2023-2027

17:02 | 18 Korrik 2024
E.G

Komisioni për Transformim Digjital, nën kryesimin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur sot takimin e dytë.

Gjatë diskutimit u veçua fakti se në platformën e-Kosova, që ka mbi 920 mijë përdorues, tashmë janë mbi 175 shërbime elektronike që po iu ofrohen qytetarëve në baza të rregullta.

Kryeministri Kurti theksoi se synimi dhe angazhimi ynë është që këto shifra të vazhdojnë të rriten edhe më shumë edhe më shpejt, që qytetarët të kenë qasje në sa më shumë shërbime online, dhe që sa më shumë sisteme qeveritare të jenë të ndërlidhura në mes vete përmes platformës së interoperabilitetit, në mënyrë që të dhënat të lëvizin shpejtë e sigurt nga një institucion te tjetri, në vend se qytetari të ketë nevojë të lëvizë nga një sportel te tjetri.

“Në këtë mbledhje u prezantua dhe miratua raporti i zbatimit të Strategjisë së e-Qeverisjes 2023-2027, e miratuar ne qeveri në tetor të vitit të kaluar. Strategjia siguron që transformimi ynë digjital të jetë edhe i qëndrueshëm, gjithëpërfshirës dhe i sigurt.”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, komisioni miratoi vendimin për krijimin e Komitetit të Menaxhimit të Projektit për projektin Forcimi i Qeverisjes Digjitale për Ofrim të Shërbimeve dhe Manualit Operacional të Projektit për projektin Forcimi i Qeverisjes Digjitale për Ofrim të Shërbimeve.

Në këtë takim të komisionit të pranishëm ishin ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ministri Financave, Punës dhe Trasnfereve, Hekuran Murati dhe Këshilltari politik i Kryeministrit, Lulëzon Jagxhiu.

“Një nga përgjegjësitë e këtij komisioni është të mbikëqyrë zbatimin e strategjive në fushën e digjitalizimit. Komisioni do të vazhdojë të adresojë prioritetet strategjike dhe iniciativat e politikave të reja të Qeverisë në fushën e teknologjisë së informacionit dhe digjitalizimit, ofrojë drejtim strategjik, si dhe do të sigurojë koordinim ndërinstitucional në projektet me rëndësi të lartë në këtë fushë.”, thuhet mes të tjerash në njoftim./Arbresh.info/

Të ngjashme