Miratohet propozimi për themelimin e komisionit që analizon formimin e njësisë së përkthimit

08:56 | 3 Nëntor 2017
Arbresh.info

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim vendimin për themelimin e komisionit për analizimin e nevojës për formimin e njësisë së përkthimit, raporton arbresh.info

“Të gjitha dokumentet tona zyrtare i kontraktojnë palët tjera për përkthim.

“Ende pa qenë dokumentet zyrtare po dalin tek pala e dytë e tretë dhe ne duhet ta fuqizojmë zyrën e përkthimit”, tha kryeministri Haradinaj, ku dhe mori miratimin e kabinetit për këtë propozim.

Po ashtu legjislativi ka miratuar projekt rregulloren për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës së ministrisë së financave./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme