Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, sot është marrë vendim për caktimin e çmimit tavan për barna, kështu tha Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia.
Sipas Vitisë ky projektligj do e bëjë çmimin e barnave më të përballueshme për qytetarët.
“Përfituesit e drejtpërdrejt të këtij Ligji, do të jenë qytetarët e Republikës së Kosovës, të cilët do të mbrohen nga shpenzimet e larta për barna dhe produkte të tjera mjekësore me çmime të pa-përballueshme, që për pasojë për gjatë tërë këtyre viteve kanë pasur varfërimin e tyre. Të dhënat nga raportet zyrtare tregojnë se nga totali i shpenzimeve në shëndetësi, rreth 39% të tyre janë shpenzime apo pagesa nga xhepi i qytetarëve. Brenda këtij 39% të shpenzimeve nga xhepi i tyre, qytetarët një pjesë të tyre i kanë shpenzuar për barna dhe pjesën tjetër për shërbime shëndetësore. Sot, përmes miratimit të këtij projektligji, i cili do të shkojë në Kuvendin e Kosovës, ne duam të shkëputemi nga kjo praktikë e keqe dhe t’u japim institucioneve tona dhe qytetarëve tonë instrumentin më adekuat për t’u mbrojtur nga abuzimet dhe kostot e larta të shpenzimeve për produkte vitale, siç janë barnat”, tha Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në një konferencë për media.
Sipas këtij projektligji çmimi i barnave në çdo barnatore do të jetë i njëjtë.
Vitia po ashtu ka thënë se në gjithë Evropën vetëm Kosova dhe Bjellorusia nuk kanë pasur një ligj të tillë./Arbresh.info
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...