Është miratuar Projektligji për Shërbime Sociale në mbledhjen e 159-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka folur për rëndësinë e miratimit të këtij Projektligji duke theksuar se plotëson zhvillimin e shëndoshë të familjes.
Tutje ai thotë se raportet e organizatave kredibile, si ndërkombëtare, ashtu edhe ato vendore, kanë identifikuar boshllëqe ligjore, strukturore e organizative, me të cilat ballafaqohet, në njërën anë ofruesit e shërbimeve sociale, si dhe marrësit e këtyre shërbimeve, qytetarët në nevojë sociale.
“Projektligji i ri për shërbime sociale e familjare e plotëson mozaikun e mirëqenies dhe zhvillimin e shëndoshë të familjes. Krahas një sistemi më rigoroz të inspektimit kjo nismë ligjore siguron shërbime cilësore, efektive e të shpejta për viktimat dhunës, fëmijët”, deklaroi Kurti.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, foli për përparësitë e këtij ligji.
Sipas saj, ndryshimet përmbajtjesore të këtij ligji konsiston në klasifikimin e shërbimeve sociale e familjare, në tre nivele: parësore, dytësore e të tretë; saktëson kompetencat institucionale përgjegjëse në nivel komunal e qendror, që duhet punuar në identifikimin e hershëm të dhunës në familje, dhuna në baza gjinore, etj./Arbresh.info/
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League