Qeveria e Kosovës miraton projektligjin për ndarje buxhetore për vitin 2020.
Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, tha se buxheti i vitit 2020 do të ndikojë në rritjen ekonomike të vendit.
Ai tha se procesi i hartimit të buxhetit është përcjellë me sfida për shkak të veprimeve të qeverisë së kaluar ku janë trashëguar projekte të cilat vazhdojnë edhe këtë vit dhe vitet që vijnë.
Sipas tij, kjo ka ndikuar në mundësinë e financimit të projekteve të reja.
“Ne jemi përballur me sfida gjate hartimit për shkak të presionit kohor. Për shkak të këtij presioni organizatat buxhetore nuk kanë mundur që të reflektojnë të gjitha prioritetet”.
“Ligji i Pagave është sfidë tjetër pasi ligji na obligon të gjejmë mjetet shtesë që obligon ligji. Një rritje ekonomike pritet të jetë 4.2 për qind. Vet buxheti i këtij viti do të ndikojë në rritje ekonomike”.
“Për këtë vit pritet një stabilitet i çmimeve. Buxheti do të jetë 2 miliardë e 20 milionë euro që në krahasim me vitin e kaluar do të jetë një rritje prej një norme 7 për qind”.
“Shpenzimet kapitale do të jenë 77 milionë euro e cila financohet nga klauzola e investimeve. Shpenzimet buxhetore do të jenë 2 miliardë e 357 milionë euro. Kemi parë një rezervë të madhe që mund të na dalin për shkak të ligjit për paga”.
Buxheti për vitin e kaluar ishte rreth 2.3 miliardë euro, derisa në mandatin e Qeverisë Kurti është premtuar se Kosova do të ketë buxhet rreth 3 miliardë.
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...