Nën udhëheqjen e kryetarit të Gjykatës Supreme, Enver Peci, është mbajtur seanca e përgjithshme me gjyqtarë të Gjykatës Supreme dhe të degëve të saj, Dhomës së Posaçme dhe Kolegjit të Apelit.
Gjatë kësaj seance është miratuar Mendimi Juridik lidhur me llogaritjen e afatit të parashkrimit relativ dhe absolut të ndjekjes penale, në rastet kur kemi të bëjmë me veprën penale, krim i organizuar në raport me veprën penale bazë, për të cilën udhëhiqet procedura penale. Ky mendim juridik është nxjerrë për shkak se në praktikë janë paraqitur dilema, që në rastet kur afati i parashkrimit të ndjekjes penale të veprës bazë është më i
shkurtër, është llogaritur sipas kësaj vepre penale dhe jo sipas veprës penale krimi i organizuar, e cila ka afat më të gjatë të parashkrimit të ndjekjes penale.
Po ashtu, gjatë seancës, është diskutuar dhe më pas janë aprovuar dy udhëzime juridike nga Gjykata Supreme, të cilat kanë të bëjnë me; veprën penale rrezikim i trafikut publik dhe udhëzimi tjetër që ka të procedurën e
transferimit të personave të dënuar nga Republika e Kosovës tek shteti tjetër si dhe transferimin e personave të dënuar nga shtetet tjera në Republikën e Kosovës .
Pikë tjetër diskutimi ka qenë edhe mosfunksionimi i Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, në mungesë të aprovimit të Ligjit të ri për këtë Dhomë, nga Kuvendi i Kosovës.
Ndonëse Këshilli Gjyqësor i Kosovës, në nëntor të vitit të kaluar, ka nxjerr një vendim, sipas të cilit e autorizon kryetarin e DHPGJS, që të caktojë kolegjet me gjyqtarë vendorë, pas përfundimit të mandatit të
EULEX-it, ku pjesë e kolegjeve ishte nga një gjyqtar i EULEX, dhe në mungesë të aprovimit të ligjit nga Kuvendi, gjyqtarët nga kjo Dhomë, kanë refuzuar të përfshihen në kolegje, pa aprovimin e ligjit në fjalë./Arbresh.info/
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, policia arreston tetë...
Zhduket një vajzë në Prizren
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, rasti po het...
Liderët në tubime të diskutueshme me diasporën
Policia shqiptoi 1 mijë e 650 gjoba brenda një jave në Gjila...
Përplasen Ana e Lela: ”Fol normal”, ”Ti shkon flet cepave me...