Miratohet në tërësi rishikimi i buxhetit për vitin 2017

10:44 | 31 Tetor 2017
Arbresh.info

Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme ka miratuar në tërësi rishikimin e buxhetit për  vitin 2017, përcjell arbresh.info.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se janë votuar të gjitha amendamentet.

“Kuvendi i Kosovës miraton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2017”, ka thënë kryetari Veseli.

Projektligji mori 61 vota për dhe 15 abstenime.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme