Kuvendi i Kosovës me 69 vota ‘pro’ ka miratuar në lexim të parë Projektligjin për Regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave.
Gjatë prezantimit, Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se vitin e kaluar u shtye ky proces shkaku i zhvillimeve me pandeminë COVID19, dhe zgjedhjeve lokale.
“Afati I ri është përcaktuar viti 2022. Sa I përket aspektit financiar, ky projektligj ka kosto totale 10 746 035 euro për 2021-2024. Shumë prej 8190029 është pjesë e Ligjit për ngjarjet buxhetore, kurse shuma tjetër parashihet të ndahet si kosto shtesë”, deklaroi Murati.
Deputeti i Vetëvendosjes, Visar Korenica, tha se grupi parlamentar i tyre mbështetë këtë proces.
“Në regjistrim përfshihen të gjitha aktivitetet e nevojshme sipas standardeve ndërkombëtare”, deklaroi Korenica, shkruan arbresh.info.
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Abelard Tahiri, tha se është shumë i rëndësishëm si proces.
“Do të duhej të ndodhte më herë, po shkaku I pandemisë nuk kemi arritur të hyjmë në një proces të tillë. Nxjerrja e këtyre statistikave shërben për shumë çështje të rëndësishme për shtetin”, deklaroi Tahiri.
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, tha se tashmë është krijuar një përvojë.
“Puna që duhet të bëjë qeveria është rishikimi i kapaciteteve që ka Agjencia e Statistikave, dhe komunat. Koordinimi edhe me partnerët ndërkombëtar është me rëndësi”, deklaroi Hoti.
Deputeti nga radhët e pakicave, Erxhan Galushi, kërkoi që pyetësorët të jenë në të gjitha gjuhët e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë.
“Duhet të jetë i qartë për të gjithë qytetarët e Kosovës”, deklaroi Galushi.
Procesi i fundit i regjistrimit të popullsisë, banesave dhe ekonomive familjare në Kosovë është bërë në vitin 2011.
Nga ky proces, numri i përgjithshëm i banorëve në Kosovë, llogaritet të jetë rreth 1.8 milion banorë.
Në këtë regjistrim nuk ishin përfshirë banorët e komunave me shumicë serbe në veri të Kosovë ( Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut), pasi që në atë kohë ata kishin refuzuar procesin. /arbresh.info/
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...