Sot është miratuar projektligji për noterinë nga Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, gjatë prezantimit ka thënë se provimi i noterisë do të mbahet më 27 janar, derisa u zotua se po synojnë që procesi të jetë transparent, shkruan Arbresh.info.
“Ministria e Drejtësisë është në proces të digjitalizimit të gjitha shërbimet që i ofron ky dikaster, të Noterisë edhe të Përmbarimit. Provimi i noterisë do të mbahet më 27 janar”, u shpreh Haxhiu.
Tutje, ajo tha se nuk ka informacione në lidhje me abuzimet qe bëhen për praktikantët.
“Unë kam informacione sa i përket diskriminimit të grave. Unë mendoj që gradualisht jemi në rrugë të mirë për ta rregulluar këtë çështje. Kjo vjen për shkak të mentalitetit patriarkal për pushim lehonisë. Unë mendoj që jem në rrugë të mirë për ta rregulluar këtë çështje me reformën që po bëhen nga Ministria e Financave sa i përket praktikanteve. Qeveria për herë të parë i trajton ata dinjitetshëm me programet e MF-së dhe ministrive të tjera”, deklaroi ministrja e Drejtësisë./Arbresh.info/
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë