Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.
Ky ligj i iniciuar nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, u votua në Kuvend me 66 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
E përmes një shkrimi në Facebook, Haxhiu ka falënderuar të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës që e kanë miratuar në lexim të dytë Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
“Falënderoj deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës që e miratuan në lexim të dytë Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Opinionet e Komisionit të Venecias janë garanci e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë së Byrosë. Ndërkaq vet ky institucion është garanci e vendosjes së drejtësisë për luftimin e intensifikuar të korrupsionit zyrtar duke i konfiskuar të mirat e përfituara paligjshëm nga të gjithë keqpërdoruesit e fondeve dhe pasurisë publike”, ka shkruar ajo.
Ministrja ka falënderuar edhe të gjithë akterët e përfshirë në përgatitjen e këtij Projektligji që shënon përmbushjen e një zotimi shtyllë të Qeverisë Kurti. /arbresh.info/
lexo edhe:
https://www.arbresh.info/lajmet/miratohet-ligji-per-byrone-shteterore-per-verifikimin-dhe-konfiskimin-e-pasurise/
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...
Kruajtja nën sqetull – shenjë paralajmëruese e kancerit ose ...