Sot në Kuvend është miratuar Ligji për Banimin e Përballueshëm dhe Social.
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu në Facebook tha se ky ligj u votua edhe në lexim të dytë duke e miratuar përfundimisht, shkruan Arbresh.info/
Aliu tha se me ketë projekt do të fillojnë shumë shpejtë me 4 komuna.
“Ky projekt ka qenë njëri prej zotimeve e angazhimeve tona kyçe. Banimi i përballueshëm nuk ka ekzistuar as si ide e as si projekt më parë. Andaj, gjithçka kemi nisur nga zeroja që nga konceptimi fillestar, fizibiliteti për të kaluar tash së fundmi në aplikimin e komunave e deri te hapja e tenderit për ndërtimin e banimeve të para.”, ka shkruar Aliu.
“Po fillojmë shumë shpejtë me 4 komuna e 9 të tjera janë në radhë.”, ka shkruar ai./Arbresh.info/
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...
Shënoi gol dhe asistoi, Korenica shpallet lojtari i ndeshjes...
Fejohet Kida, merr propozim për martesë nga i dashuri i saj
Mbappe dhe Valverde të “pamëshirshëm”, realizojnë dy supergo...
Tottneham dhe Liverpool mbyllin xhiron e 17-të, këto janë 11...
Kritika ndaj autoriteteve gjermane pas sulmit në tregun e Kr...