Miratohet Ligji i cili themelon Gjykatën Administrative

22:07 | 5 Dhjetor 2024
E.G

Në seancën e sotme, Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë Ligjin për Gjykatën Administrative, për t’i hapur rrugë themelimit të Gjykatës Administrative.

Në njoftimin e ministrisë, gjykata e tillë e cila do të funksionojë përmes departamenteve si: departamentit fiskal, atij për konteste të punës, departamentit për skemat sociale si dhe departamentit të përgjithshëm do të jetë kompetente për të trajtuar konflikteve administrative, duke mundësuar kështu specializim dhe evitim të konfliktit të kompetencave në mes të gjykatave të ndryshme, shkruan Arbresh.info.

“Gjithashtu Kuvendi miratoi amendamentet përkatëse të adresuara në mes të dy leximeve të Ligjit e të cilat kanë të bëjnë me shkallshmërinë e Gjykatës, qartësinë e juridiksionit dhe funksionalizimin Gjykatës Administrative si dhe procesin e transferimit të lëndëve, mes tjerash.”, thuhet në njoftim.

“Miratimi i Ligjit për Gjykatën Administrative, është në kuadër të reformimit të drejtësisë administrative i cili ka për qëllim qasjen më të lehtë në drejtësi dhe efikasitetin më të madh drejt një gjyqësori me efektiv dhe me profesional.”, thuhet tutje./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme