Në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes, sot është miratuar Kurrikula Trajnuese për Qendrën Shtetërore Trajnuese për Siguri Kibernetike.
Sipas njoftimit, hartimi i kësaj kurrikule, e cila u miratua nga ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, është mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar dhe është implementuar nga DCAF me ekspertë vendor dhe ndërkombëtarë, shkruan Arbresh.info.
Maqedonci në fjalën e tij, para të pranishmëve, theksoi rëndësinë e kësaj ngjarje, duke e cilësuar si një hap mjaft të rëndësishëm për luftimin e sulmeve dhe kërcënimeve hibride, që tani është duke u përballur Kosova dhe vendet tjera të rajonit dhe më gjerë.
“Këto kërcënime dhe sulme tani janë edhe të përmasave globale.”, thuhet në njoftim.
Maqedonci e falënderoi Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar, DCAF dhe gjithë përfaqësuesit e institucioneve, të cilët kanë dhënë kontribut në hartimin e Kurrikulës ku dhe ndau mirënjohje për të gjithë kontribut dhënësit./Arbresh.info/
Netanyahu në gjykatën e Tel Avivit për të dëshmuar mbi akuza...
Ushtarët shqiptarë nderohen me Medaljen NATO për shërbim të ...
Gjesti i lë një trëndafil Xhenetës pranë kokës
Liverpooli e bën prioritet transferimin e yllit të Brightoni...
Luginasit ankohen për gjoba në kufirin e Kosovës, kryetari i...
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin ...