Miratohet draft strategjia shtetërore të ujërave në Kosovë 2017-2036

10:46 | 20 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar draft strategjinë shtetërore të ujërave në Kosovë 2017-2036, raporton arbresh.info.

Ministrja e MMPH, Albena Reshitaj tha se kjo strategji ka për qëllim të siguroj mbrojtjen e resurseve ujore nga ndotja.

Sipas saj dokumenti i referohet rajonit dhe shteteve të Bashkimit Evropian.

“Dokumenti paraqet bazën për menaxhimin e ujërave. Në këtë dokument synohet të arrihet menaxhimi i resurseve ujorë. Pavarësisht nga progresi i arritur në sektorin e ujërave ky sektor mbetet ende sfidues”, ka thënë ajo./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme