Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën e Këshillit Prokurorial të Kosovës për ndarje të mjeteve financiare që do të shkojnë për shtesat e prokurorëve të Prokurorisë Speciale të Kosovës.
Dje kryeministri Ramush Haradinaj tha se prokurorëve të Prokurorisë Speciale do të ju ndahen shtesa, e kjo u miratua në mbledhjen e sotme të Qeverisë.
Sipas kryeministrit shtesat do të jenë për kryeprokurorin, 500 euro ne muaj, ndërsa për prokurorët do të ndahen nga 400 euro në muaj.
Shefi i qeverise theksoi se shuma e përgjithshme për vitin 2018 për shtesat e prokurororëve gjithsej është 56 mijë e 800 euro
Rezultatet e para përfundimtare nga Regjistrimi i Popullsisë...
Kastrati prezanton të dhënat finale të regjistrimit të popul...
Signo kërkon falje publike ndaj Donnarummas, thotë se nuk is...
Aksident trafiku mes dy kamionëve në autostradën Veternik-Br...
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...