Google ADS

Miratohen masat e reja, mbyllen çerdhet

16:13 | 12 Shtator 2021
Arbresh.info

Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në forme elektronike ku është votuar për masat e reja anti-Covid.

Në këtë mbledhje, ekzekutivi ka vendosur për të shtyrë fillimin e vitit të ri shkollor edhe për dy javë.

“Aktiviteti mësimor në institucione publike dhe private të arsimit parauniversitar, duke përfshirë edhe institucionet e arsimit parashkollor dhe të qëndrimit ditor pezullohet deri më datë 26 shtator 2021”, thuhet në komunikatën për media. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme