Votimi i Rezolutës në OKB, e cila që dënon agresionin rus dhe kërkon tërheqjen e trupave të saj në Ukrainë, po shihet si izolim i Kremlinit nga bashkësia ndërkombëtare.
Kështu të paktën vlerëson ish-ambasadori i Kosovës, Lulzim Peci, shkruan arbresh.info.
Sipas tij, edhe pse Rezoluta nuk ka karakter obligativ, votimi i saj ishte një letër lakmuesi për përkrahjen që sot Rusia e gëzon në botë, dhe kjo vërtetoi se ajo pësoi fiasko të plotë.
Peco thotë se regjimit të Putinit i ofruan përkrahje vetëm shtetet matrapazë çfarë janë Korea e Veriut, Siria, Bjellorusia dhe Eritrea.
“Votimi i para pak minutave i Rezolutës se Asamblesë Gjenerale të Kombeve të Bashkuara që dënon agresionin rus dhe kërkon tërheqjen e trupave të saj në Ukrainë, përfundimisht e izoloi Kremlinin nga bashkësia ndërkombëtare. Edhe pse Rezoluta nuk ka karakter obligativ, votimi i saj ishte një letër lakmuesi për përkrahjen që sot Rusia e gëzon në botë, dhe kjo vërtetoi se ajo pësoi fiasko të plotë. Regjimit të Putinit i ofruan përkrahje vetëm shtetet matrapazë çfarë janë Korea e Veriut, Siria, Bjellorusia dhe Eritrea”, shkruan Peci në Facebook.
Sipas tij, Serbia me votimin pro kësaj rezolute i krijoi vetes një hapësirë manovrimi në raport me Bashkimin Evropian, duke bërë kështu një kthim prej 90, por jo prej 180 shkallëve në raport me Rusinë.
Ai thotë po mungon mesazhi i Qeverisë së Kosovës për komunitetin serb në Kosovë.
“Në këtë situatë, derisa Kosova po kërkon anëtarësim të përshpejtuar në NATO dhe BE, është duke i munguar mesazhi i Qeverisë së Kosovës për komunitetin serb në Kosovë. Ky mesazh në bazë të mendimit tim është se ata janë qytetare të barabartë me shumicën, dhe që pavarësisht orientimit të Serbisë, së bashku me shumicën shqiptare dhe komunitetet e tjera do të shkojnë drejtë perëndimit dhe do të ndërtojnë një të ardhme evropiane për gjithë qytetarët e vendit tonë”, shprehet Peci.
Poashtu, sipas tij, Kosova duhet t’i bëjë thirrje Serbisë, që si vend fqinj të orientohet komplet kah Brukseli, për të ndërtuar një paqe të qëndrueshme dhe prosperitet të regjionit, duke i percjellur njëkohësisht me kujdes lëvizjet e saj.
Ndryshe, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka mbajtur sot një seancë të jashtëzakonshme në New York.
Organizata e Kombeve të Bashkuara ka mbajtur një seancë ku është diskutuar agresioni ushtarak rus në Ukrainë.
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka votuar me shumicë dërrmuese për të dënuar pushtimin rus të Ukrainës “në termat më të fortë të mundshëm”.
141 shtete duke përfshirë Shqipërinë votuan për dënimin e agresionit rus në shtetin ukrainas. Pesë vende mbështetën agresionin rus duke votuar kundër rezolutës gjersa 35 shtete abstenuan./arbresh.info/
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë