Qeveria e Kosovës ka miratuar Programin Kombëtar për Mbrojtjen Gjithëpërfshirëse të Republikës së Kosovës, i cili synon të ndërtojë reziliencën kombëtare në vendin tonë në mënyrë që shoqëria jonë të përgatitet të rezistojë, reagojë dhe rimëkëmbet në raste të fatkeqësive natyrore apo sulmeve të armatosura.
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në emisionin “FIVE” ka thënë se miratimi i këtij programi, është arritje për Kosovën, sa i përket fushës së mbrojtjes e sigurisë.
“Konsideroj që miratimi i Programit Kombëtar për Mbrojtjen Gjithëpërfshirëse, është një arritje e madhe për vendin tonë, në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, e sidomos në aspektin e aplikimit të konceptit të qëndrueshmërisë kombëtare që njihet në doktrinën e NATO-s, koncept që tanimë është duke u aplikuar në shumë vende të NATO-s dhe që ndërlidhet me konceptin e mbrojtjes gjithëpërfshirëse,” ka thënë Maqedonci.
Maqedonci deklaroi se përmes Mbrojtjes Gjithëpërfshirëse, qeveria dhe institucionet do të kenë mund t’u japin mundësinë qytetarëve, organizatave joqeveritare e institucioneve tjera që të jenë pjesë e sistemit të mbrojtjes dhe sigurisë.
“Mbrojtja gjithëpërfshirëse është një strategji qeveritare që përfshinë në çasje qytetarët dhe iu jep rolin e atyre në aspektin e mbrojtjes dhe sigurisë, gjithashtu të angazhimit të tyre të fatkeqësive natyrore dhe emergjencave civile,” tha Maqedonci.
Teksa shtoi se “Synim parësor i gjithë këtij koncepti krahas zhvillimit të FSK-së, bazuar në planin gjithëpërfshirës të tranzicionit t’u japim mundësi qyetatarëve dhe organizatave joqeveritare dhe institucioneve tjera që të jenë pjesë e sistemit të mbrojtjes së vendit tonë.”
Tutje Maqedonci tha se ky sistem aplikohet në disa vende të NATO-s, ku sipas tij ka rezultuar i suksesshëm, pasi nuk krijon impakt të menjëherëshëm financiar.
E ky program sipas ministrit, kontribuon në ngritjen dhe rritjen e sistemit të mbrotjtes së vendit.
“kontribuon në ngritjen dhe rritjen e sistemit të mbrotjtes së vendit tonë, përballë kërcnimeve konvencionale dhe jokonvencionale por edhe përballë rreziqeve që mund të vijnë për shkak të fatkeqësive natyrore.”
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...
Mijëra migrantë me azil të refuzuar morën para për të lëshua...