Pushteti do ta ketë të vështirë të miratojë ligje në Kuvend, edhe kur nevojiten vetëm 61 vota, vlerësojnë monitorues të punës së Kuvendit.
Abstenimi i deputetit të Nismës për të votuar Qeverinë Haradinaj, ka zvogëluar në 60 numrin e deputetëve të koalicionit qeverisës. Madje, deputeti i Nismës Zafir Berisha ka bërë të qartë se pas 100 ditë qeverisjeje të Haradinajt, do të votojë për rrëzimin e saj.
Qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj nuk do të mund të llogarisë në votën e deputetit të Nismës Zafir Berisha në Kuvend.
Deputeti Berisha thotë se do t’i japë kohë 100 ditë qeverisë Haradinaj dhe nëse nuk tregohet efikase, do të votojë për rrëzimin e saj.
Për monitoruesin e punës së Kuvendit, Valmir Ismajli, pushteti do të përballet me opozitë të fortë në Kuvend, Vetëvendosjen dhe LDK-në, raporton KTV.
Thotë se pushteti do ta ketë të vështirë të miratojë ligje në Kuvend, edhe kur nevojiten vetëm 61 vota.
AKR-ja, që u bë pjesë e koalicionit qeverisës, kishte fituar 4 deputetë, por ky subjekt tashmë në Kuvend është i përfaqësuar me vetëm dy deputetë.
Behgjet Pacolli, me t’u bërë pjesë e qeverisë, vendin e tij të deputetit ia ka lëshuar deputetit të LDK-së Imet Rrahmani, ndërsa Korab Sejdiu dha dorëheqje nga ky subjekt, për të vazhduar si deputet i pavarur.
KQZ-ja ka zyrtarizuar deputetët e rinj që do t’i zëvendësojnë deputetët që u bënë pjesë e qeverisë.
Nait Hasani e zëvendëson kryeministrin Ramush Haradinaj, Fadil Beka në vend të zëvendëskryeministrit Fatmir Limaj, Enver Hoti në vend të zëvendëskryeministrit Enver Hoxhaj, Gani Dreshaj e zëvendëson Rrustem Berishën, Bekë Berisha e zëvendëson Pal Lekajn dhe Brahim Shabani e zëvendëson Rasim Demirin.
108 aksidente brenda një dite në Kosovë
Humb jetën një person në Viti, ishte duke pirë kafe në resto...
Vidhet një çantë me para në Graqanicë, policia po heton rast...
Të shtëna me armë zjarri në Podujevë, arrestohet një person
Gramosi nga Prishtina, personazhi i dytë nga “xhuxhat” që u ...
Kore e Jugut/ Avioni përplaset me murin në aeroport, mbi 120...