Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, ka thënë se Serbia më në fund ka pranuar krimet që i kishte kryer gjatë luftës.
Kjo deklaratë e Hotit në rrjetin social Facebook, vjen pas miratimit të Deklaratës për të Zhdukurit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Alexander Vuçiq
“Serbia për herë të parë pranoj përmes një dokumenti zyrtar, ti hap arkivat e saj shtetërore, përfshirë edhe ato të klasifikuara”, ka shkruar Hoti.
Hoti ka thënë tutje se është “i bindur se deklarata e miratuar është vetëm hapi i parë që kërkon domosdoshmërisht mbikëqyrje dhe presion të vazhdueshëm të SHBA-ve e BE-së mbi Serbinë, për zbatimin obligimeve të marra, deri në zbardhjen e fatit të personit të fundit të zhdukur në Kosovë”.
Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur ka theksuar se ndjen keqardhje për disa raportime të mediave, të cilat ai i quan si fyese e tendencioze më 4 prill, kur është harmonizimi i deklaratës.
“Besoj që sot ndihen të turpëruar, jo para meje, por para të gjithë atyre familjarëve të personave të zhdukur, që i kanë trazuar pamëshirshëm për interesa të ngushta, e besa edhe për të mbajtur çuditërisht anën e Serbisë (duke i cituar fjalët e Petkoviç). Përdorimi i çështjes më të ndjeshme në Kosovë për politika ditore e interesa të ngushta, është jo vetëm i papranueshëm, por edhe i turpshëm”, ka shkruar tutje Hoti./Arbresh.info/
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që shkaktoi aksident t...
Dy raste të vjedhjeve të rënda në Ferizaj, policia jep detaj...
Vidhen para e gjësende tjera në Lupq të Podujevës