Inspektorati Policor i Kosovës njofton opinionin publik se Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, me vendim, Nr 363/2018 të datës 02.08.2018, ka emëruar Miradije Kelmendin, Kryeshef Ekzekutiv të IPK-së.
Ky emërim ka ardhur pas përfundimit të procedurave të konkurrimit nga konkursi i shpallur me datën 04.07.2018. Vendim ka hyrë në fuqi ditën e nënshkrimit dhe nga data 02.08.2018 Miradije Kelmendi do ti kryej të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë që dalin nga Ligji Nr. 03/L-231 Për Inspektoratin Policor të Kosovës.
“Inspektorati Policor i Kosovës fton opinionin publik që të vazhdoj të besoj në punën profesionale të IPK-së dhe fton në bashkëpunim të përhershëm në ngritjen performancës tonë”, njofton IPK-ja.
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...