Kryetari i shoqatës “Miqtë e Amerikës” ka bërë të ditur se i ka dërguar kartolinë dhe veshje tradicionale shqiptare presidentit të SHBA-vë, Joe Biden për nder të festave të fundvitit.
Sipas njoftimit të Agim Rexhepit, kryetar i Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, ka bërë të ditur se
Populli Kosovës i dërgon dhuratë veshjen tonë nacionale për meshkuj dhe plis/qeleshe Presidentit të SHBA, SH.T. Joe Biden dhe një komplet veshje për femra zonjës së parë Dr. Jill Biden me urimet më të mira për fundvit.
“Para disa ditë i kam dërgu në adresë të Shtëpisë së Bardhë, Washington DC nga një komplet veshje tonë nacionale për meshkuj me plis/qeleshe dhe një komplet veshje tonë nacionale për femra. Së bashku me veshjet i kam dërgu disa lloje posterësh e kartolina ku është edhe fotoja e Presidentit Joe Biden dhe disa fletëpalosje me aktivitete tona”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, presidentit Biden i është dërgu një letër përshëndetëse e falënderimi për veprimet e tija të bëra ndaj popullit të Kosovës, si dhe urimi për festat e fundvitit. /arbresh.info/
Në letër ndër të tjera shkruan
I dashuri President Joe Biden
Duke qenë përjetësisht falënderues për veprimet e shumta që Ju keni bërë për shtetin e kombin tim në pozicionin e Senatorit, Nënpresidentit e tash si President I SHBA, dhe duke qenë falënderues ndaj Institucioneve të SHBA, për fundvit po ua dërgoj dhuratë Juve e zonjës së parë znj. Jill veshjen tonë nacionale që ka traditë mijëra vjeçare.
Me këto veshje paraardhësit e mi shqiptar kanë punu, janë rritë e zhvillu dhe kanë luftu për me mbrojt pragun e shtëpisë – vatrat stërgjyshore nga agresorët e shumtë.
I dashur President unë por edhe pjesëtarët e kombit tim janë falënderues për rezolutën që Ju e Senatori tashme i ndjere John McCain e keni iniciuar SJ 20. Kjo rezolutë ka qenë një stimulim shumë I madh shpirtëror për kombin tim njëkohësisht ky ishte mesazhi I madh që SHB-në e kemi fuqishëm me ne. Z. President këto dhurata po ua dërgojmë së bashku me një pjesë të shpirtit tonë, me disa poster ku jeni edhe Ju e letër përcjellëse, ngase Ju keni dëshmu se jeni personalitet që nuk e duron dhunën, segregacionin, vrasjen e ushtrimin e terrorit e gjenocidit ndaj popujve të shtypur…
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...