Google ADS

“Miqtë e Amerikës” i dërgojnë kartolinë dhe veshje tradicionale presidentit të SHBA-së, Joe Biden për fundvit

09:59 | 29 Dhjetor 2022
L G

Kryetari i shoqatës “Miqtë e Amerikës” ka bërë të ditur se i ka dërguar kartolinë dhe veshje tradicionale shqiptare presidentit të SHBA-vë, Joe Biden për nder të festave të fundvitit.

Sipas njoftimit të Agim Rexhepit, kryetar i Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, ka bërë të ditur se

Populli Kosovës i dërgon dhuratë veshjen tonë nacionale për meshkuj dhe plis/qeleshe Presidentit të SHBA, SH.T. Joe Biden dhe një komplet veshje për femra zonjës së parë Dr. Jill Biden me urimet më të mira për fundvit.

“Para disa ditë i kam dërgu në adresë të Shtëpisë së Bardhë, Washington DC nga një komplet veshje tonë nacionale për meshkuj me plis/qeleshe dhe një komplet veshje tonë nacionale për femra. Së bashku me veshjet i kam dërgu disa lloje posterësh e kartolina ku është edhe fotoja e Presidentit Joe Biden dhe disa fletëpalosje me aktivitete tona”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, presidentit Biden i është dërgu një letër përshëndetëse e falënderimi për veprimet e tija të bëra ndaj  popullit të Kosovës, si dhe urimi për festat e fundvitit. /arbresh.info/

Në letër ndër të tjera shkruan

I dashuri President Joe Biden

Duke qenë përjetësisht falënderues për veprimet e shumta që Ju keni bërë për shtetin e kombin tim në pozicionin e Senatorit, Nënpresidentit e tash si President I SHBA, dhe duke qenë falënderues ndaj Institucioneve të SHBA, për fundvit po ua dërgoj dhuratë Juve e zonjës së parë znj. Jill veshjen tonë nacionale që ka traditë mijëra vjeçare.

Me këto veshje paraardhësit e mi shqiptar kanë punu, janë rritë e zhvillu dhe kanë luftu për me mbrojt pragun e shtëpisë – vatrat stërgjyshore nga agresorët e shumtë.

I dashur President unë por edhe pjesëtarët e kombit tim janë falënderues për rezolutën që Ju e Senatori tashme i ndjere John McCain e keni iniciuar SJ 20.  Kjo rezolutë ka qenë një stimulim shumë I madh shpirtëror për kombin tim njëkohësisht ky ishte mesazhi I madh që SHB-në e kemi fuqishëm me ne. Z. President këto dhurata po ua dërgojmë së bashku me një pjesë të shpirtit tonë, me disa poster ku jeni edhe Ju e letër përcjellëse, ngase Ju keni dëshmu se jeni personalitet që nuk e duron dhunën, segregacionin, vrasjen e ushtrimin e terrorit e gjenocidit ndaj popujve të shtypur…

 

Të ngjashme