Google ADS

“Miqtë e Amerikës”, festojnë nesër ditëlindjen e ish-presidentit Clinton

13:15 | 18 Gusht 2020
Arbresh.info

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, nesër feston 74 vjetorin e lindjes, ndërsa shoqata “Miqtë e Amerikës”, ka organizuar në Prishtinë, një ceremoni të vogël për festimin e ditëlindjes për nder të tij.

Por, këtë vit do të jetë diçka më ndryshe se sa herëve të tjera, kjo për shkak të pandemisë COVID-19, shkruan arbresh.info.

Kryetarit të kësaj shoqate Agim Rexhepit, për arbresh.info, ka deklaruar se numri i të ftuarve do të jetë i vogël, për shkak të respektimit të masave.

“Prap do ta vazhdojmë traditën 16 vjeçare të festimit të ditëlindjes së Presidentit Bill Clinton. Do të marrin pjesë diku 5-7 persona. Aktiviteti do të zhvillohet në zyrën e shoqatës sepse po i respektojmë masat e marra nga Institucionet e Kosovës dhe se tradita e festimit të ditëlindjes së tij do të filloj në ora 11.00”, ka deklaruar kryetari i shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi.

Ndërsa ky është ID e shtypur për nder të ish-Presidentit, Bill Clinton./Arbresh.info

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme