Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemail Minxhozi, ka thënë se e përkrahin çdo iniciativë që merret nga dy qeveritë e Kosovës dhe e Serbisë për arritjen e një marrëveshje të ndërsjellë që është shumë e rëndësishme për të dyja vendet.
Tutje, ai tha se brenda një afati të shkurtër duhet të nxiten të gjithë faktorët për ta filluar dialogun, i cili nuk është vetëm në të mirë vetëm të Kosovës dhe Serbisë, por edhe gjithë rajonin.
“Shqipëria përkrah çdo iniciativë që merret nga dy qeveritë respektive të Kosovës dhe Serbisë për të arritur në një marrëveshje të ndërsjellë që është shumë e rëndësishme për të dyja vendet. Natyrisht janë bërë disa hapa, por prapë pritet shumë më tepër. Duhet të kemi parasysh që çështja e dialogut nuk është thjesht çështje e Qeverisë, por çështje e gjitha forcave politike”, ka deklaruar Minxhozi në një intervistë për Ekonomia Online.
Ai ka theksuar se është çështje e shoqërisë civile për të ushtruar një trusni për të dhënë mendime se si duhet të zhvillohet dialogu.
“Brenda një afati të shkurtër duhet të nxiten të gjithë faktorët për ta filluar këtë dialog, i cili nuk është vetëm në të mirë vetëm të Kosovës dhe Serbisë, por edhe gjithë rajonin”, u shpreh Minxhozi.
Sipas tij, Kosova fillimisht ka problem sa i përket liberalizimit të vizave, ani pse i ka përmbushur të gjitha obligimet.
Minxhozi shtoi se Qeveria Kurti duhet të lëviz më shpejt në mënyrë që të ketë një bashkërendim me gjithë faktorët e brendshëm politik në Kosovë dhe jashtë saj.
“Problem kryesor që ka Kosova është liberalizimi i vizave. Është diçka që Kosova ka përmbushur të gjitha ato obligime të veta dhe kjo ngathtësi e BE-së do të thosha është e pashpjegueshme. U premtua para disa vitesh se do të ketë liberalizim të vizave dhe një gjë e tillë nuk po ndodh. Është shqetësuese jo vetëm për Qeverinë, por edhe për gjithë qytetarët e Kosovës”.
“Pastaj çështje të tjera për aplikime në organizata ndërkombëtare kanë qenë iniciativa të qeverive të Kosovës ndër vite, por që nuk varet thjesht nga faktori politikë këtu por edhe nga politikat ndërkombëtare të shteteve të ndryshme. Ne nxisim që të ketë lëvizje nga Qeveria Kurti dhe të ketë një bashkërendim me gjithë faktorët e brendshëm politik këtu në Kosovë dhe jashtë saj”, tha Minxhozi.
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...